Gjatë ditës në Pogradec, gjatë darkës në “Dublin”

Nga Eduard Zaloshnja Para 15 vjetësh, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i lezetçëm provincial. Gjatë ditës pushuesit kënaqeshin në rërë e në gjol, dhe gjatë darkës kënaqeshin me kërrnackat që piqeshin në zgarrat tymosëse buzë shëtitores. Plus, dëgjonin serenata korçare, diku live e diku me foni. Kurse sot plazhi i Pogredecit ka nuanca më […]

Gusht 11, 2024 - 12:25
 0
Gjatë ditës në Pogradec, gjatë darkës në “Dublin”

Nga Eduard Zaloshnja

Para 15 vjetësh, plazhi i Pogradecit ishte nje plazh i lezetçëm provincial. Gjatë ditës pushuesit kënaqeshin në rërë e në gjol, dhe gjatë darkës kënaqeshin me kërrnackat që piqeshin në zgarrat tymosëse buzë shëtitores. Plus, dëgjonin serenata korçare, diku live e diku me foni.

Kurse sot plazhi i Pogredecit ka nuanca më kozmopolitane.
Gjatë ditës pushuesit vazhdojnë të shijojnë rërën dhe gjolin në plazhe publike e private, por në darkë nuk tymosen më nga zgarrat e kërrnackave buzë shëtitores.

Menytë e restoranteve janë të shumllojta – nga kërrnackat, te korani, e deri tek sushi.
Edhe muzika në darkë shkon nga serenatat korçare në disa lokale verore tradicionale, deri tek muzika funk e techno në disa lokale të reja.

Për mua personalisht, i veçantë është një Irish Pub në qendër të plazhit, që më bën ta ndjej veten si në Dublin, me gjolin e Pogradecit në sfond.
Nuk mund ta imagjinoja para 15 vjetësh që në Pogradec të përjetoja edhe gjolin e mrekullueshëm gjatë ditës, edhe një darkë në një Irish Pub si në Dublin!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.