Napoli i falet penalltive, skuadra e Contes kualifikohet në Kupën e Italisë

Kupa e Italisë, një ekskluzivitet i shtuar i platformës Tring njohu të shtunën katër skuadrat e radhës të kualifikuara për në fazën e

Gusht 11, 2024 - 13:45
 0
Napoli i falet penalltive, skuadra e Contes kualifikohet në Kupën e Italisë

Kupa e Italisë, një ekskluzivitet i shtuar i platformës Tring njohu të shtunën katër skuadrat e radhës të kualifikuara për në fazën e dytë. Vështirësinë më të madhe e pati Napoli që u desh ti falej lotarisë së penalltive për të kaluar më tej.

Skuadra e Antonio Kontes nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e vet kundër Modenes, ndonëse dominoi dhe humbi raste me Politanon, Lobotkën,  Kvaratshkelian dhe Oliveren. Ndërsa miqtë goditën shtyllën në pjesën e parë.

Pa Osimhen që ka kërkuar shitjen, dhe me Lukakun në pritje, Napoli vuajti në finalizim. Ndeshja shkoi tek penalltitë aty ku protagonist i madh ishte portieri Meret. Ai priti dy penallti duke i dhënë buzëqeshja të pranishmëve në “Diego Armando Maradona”.

Të tjera skuadra që kaluan në  fazën tjetër janë Empoli që mundi 4 me 1 Katanxaron, Çezena që mundi Veronën 2 me 1 dhe Kremoneze që kaloi me penallti Barin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.