Fluks në doganën e Kakavijës, rreth 25 mijë persona lëvizën në kufi gjatë fundjavës

Fundjava në doganën e Kakavijes ka regjistruar një fluks të lartë të lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Gjatë ditës së shtunë dhe të diel janë rreth 25 mijë persona që kanë hyrë në Shqipëri apo kanë udhëtuar për në shtetin grek. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë, […]

Gusht 11, 2024 - 15:50
 0
Fluks në doganën e Kakavijës, rreth 25 mijë persona lëvizën në kufi gjatë fundjavës

Fundjava në doganën e Kakavijes ka regjistruar një fluks të lartë të lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel janë rreth 25 mijë persona që kanë hyrë në Shqipëri apo kanë udhëtuar për në shtetin grek.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë, kanë përpunuar 13009 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 8983 në hyrje dhe 4026 në dalje, si dhe 4274 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2954 në hyrje dhe 1320 në dalje.

Gjatë ditës së diel pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke evituar radhët e pritjes gjatë përpunimit të dokumentave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.