Ndalohet dypunësimi për mjekët në 6 spitale! Preket QSUT dhe ata të kartës së autonomisë financiare

Dalin të tjera detaje nga ndryshimet që qeveria ka propozuar në ligjin për Urdhrin e Mjekut me qëllim shmangien e abuzimeve me pacientët. Në bazë të këtyre ndryshimeve Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë […]

Gusht 11, 2024 - 18:05
 0
Ndalohet dypunësimi për mjekët në 6 spitale! Preket QSUT dhe ata të kartës së autonomisë financiare

Dalin të tjera detaje nga ndryshimet që qeveria ka propozuar në ligjin për Urdhrin e Mjekut me qëllim shmangien e abuzimeve me pacientët. Në bazë të këtyre ndryshimeve Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë për t’u punësuar pranë një institucioni privat.

“Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare, nuk mund të bëjnë kërkesë pranë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar, për tu dypunësuar në një institucion privat”.

Kjo dispozitë ligjore prek bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhe 5 spitale të tjera në vend që u është dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, si spitali memorial I fierit dhe spitalet rajonalë Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.

Ligji për Urdhrin e Mjekut ndryshoi pas asaj që u zbulua në Spitalin Onkologjik. Ndryshimet ligjore prekin edhe shefat e shërbimeve të cilëve gjithashtu nuk u lejohet dypunësimi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.