Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari 

Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus (patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i zorrëve). Sipas mediave greke, ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte që nga 7 gushti. Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar qasjen fillestare, se […]

Gusht 11, 2024 - 18:25
 0
Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari 

Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus (patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i zorrëve).

Sipas mediave greke, ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte që nga 7 gushti.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka rrëzuar qasjen fillestare, se 44-vjeçari ka ndërruar jetë papritur, për shkaqe patologjike.

Mjeku Ioannis Aivatidis, i cili ka kryer autopsinë, ka raportuar se ka gjetur pesë pako plastike me lëndë narkotike pluhur me ngjyrë të bardhë, e dyshuar si kokainë dhe me peshë 83 gram.

Mjeku ka njoftuar menjëherë organet e policisë, të cilët kanë sekuestruar 5 pakot e lëndës narkotike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.