Autopsia provoi identitetin, mijëra banorë në Klinë i japin lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Ju dha sot lamtumira e fundit, 39-vjecarit Faton Hajrizi, i cili u vra pak javë më parë nga policia serbe. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u mblodhën në varrezat e fshatit Klinë e Ulët në Komunën Skenderajt, atje ku u mbajt dhe ceremonia mortore. Ekzekutimi i tij nga policia serbe u bë fshatin Llozhnicë, një […]

Gusht 11, 2024 - 18:40
 0
Autopsia provoi identitetin, mijëra banorë në Klinë i japin lamtumirën e fundit Faton Hajrizit

Ju dha sot lamtumira e fundit, 39-vjecarit Faton Hajrizi, i cili u vra pak javë më parë nga policia serbe.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh u mblodhën në varrezat e fshatit Klinë e Ulët në Komunën Skenderajt, atje ku u mbajt dhe ceremonia mortore.

Ekzekutimi i tij nga policia serbe u bë fshatin Llozhnicë, një ditë pasi Hajrizi kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër, pasi ishte arratisur nga një burg në Kosovë. Gati dy javë pas vrasjes, trupi i pajetë i Faton Hajrizit mbërriti në Kosovë, ku edhe u krye autopsia nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Autori i sulmit fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, pasi në vendin e ngjarjes u gjenden dokumentet e tij. Mirëpo, Artan Hajrizi u paraqit nga Gjermania, duke deklaruar se Faton Hajrizi, vëllai i tij, ka qenë në Gjermani dhe i kishte vjedhur dokumentet. Para se të arratisej nga burgu në Kosovë, Hajrizi kishte kryer 17 vite burgim, i akuzuar për disa ngjarje kriminale mes tyre ajo e vrasjes së një ushtari rus në vitin 2000.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.