EMRI/Merr fund arratia, policia kap të shumëkërkuarin, qëlloi me kallashnikov drejt disa personave

Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasditen një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth

Gusht 11, 2024 - 19:00
 0
EMRI/Merr fund arratia, policia kap të shumëkërkuarin, qëlloi me kallashnikov drejt disa personave

Komisariati i Policisë së Pogradecit ka mundur të arrestojë këtë pasditen një të shumë kërkuar prej 4 vitesh, ai është Spartak Çela rreth 39 vjeç, i cili në 2020 qelluar me kallashnikov drejt disa personave në një lokal në Velçan të Mokërs.

Çela doli sërish në skenë më 26 prill të vitit 2024 kur kërcënoi punonjësit e taskforcës së ndihmës ekonomike po në Mokër dhe arriti të fshije sërish.

Pasditen e sotme pas disa informacioneve të marra në rrugë operative, policia kishte mësuar se ai ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Velçan. Pas organizimit të aksionit të drejtuar nga vetë komisari Elton Halili, efektivët e policisë kanë rrethuar banesën dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 39 vjeçarit.

Ai po transportohet drejt qelisë së paraburgimit në Drenovë. Prej katër 4 vitesh, që nga ngjarja e parë kur ai shtiu me armë drejt 5 personave në lokalin e fshatit, autori kishte mundur të fshihej ndaj policisë, në malsinë e Mokrës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.