Zjarr i madh në Tepelenë, me dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë për lokalizimin e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të gjithë qarkut të Gjirokastrës është e pamundur vendosja e tij nën kontroll. Aktualisht, ka ndërhyrë edhe një helikopter “Coguar”. Helikopteri furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës. […]

Gusht 11, 2024 - 19:25
 0
Zjarr i madh në Tepelenë, me dhjetëra zjarrfikës dhe një helikopter po punojnë për lokalizimin e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë shpatin e malit mbi fshatin Luzat në Tepelenë. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse të gjithë qarkut të Gjirokastrës është e pamundur vendosja e tij nën kontroll.

Aktualisht, ka ndërhyrë edhe një helikopter “Coguar”. Helikopteri furnizohet me ujë në Bajkaj të Delvinës.

Në terren, tashmë, janë zjarrfikëset e Tepelenës, Memaliajt, Gjirokastrës dhe Përmetit. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një zjarrfikëse e Forcave të Armatosura.

Në terren janë mbi 80 efektivë si dhe vullnetarë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.