Zjarri “përpin” banesat në Athinë, digjet edhe automjeti i zjarrfikëses

Athina është vënë në alarm pas shpërthimit të zjarrit në disa zona të Atikës. Sipas mediave greke aktualisht situata në frontin e zjarrit në Varnavas është shumë e vështirë, pasi flakët kanë “mbërthyer” banesat. Sipas informacioneve, më shumë se 10 banorë janë dashur të nxirren nga banesat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar nga […]

Gusht 11, 2024 - 20:30
 0
Zjarri “përpin” banesat në Athinë, digjet edhe automjeti i zjarrfikëses

Athina është vënë në alarm pas shpërthimit të zjarrit në disa zona të Atikës. Sipas mediave greke aktualisht situata në frontin e zjarrit në Varnavas është shumë e vështirë, pasi flakët kanë “mbërthyer” banesat.

Sipas informacioneve, më shumë se 10 banorë janë dashur të nxirren nga banesat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar nga flakët, e më pas janë transportuar në spital, me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Në vendngjarje po punojnë forca të përforcuara të zjarrfikësve për të shuar zjarrin që karakterizohet si i rrezikshëm, për shkak të shpejtësisë së erërave që ndihmojnë në përhapje.

Raportohet se një mjet i zjarrfikëses është djegur plotësisht, pasi flakët e kanë rrethuar. Nga ana tjetër qyteraët po evakuohen, ndërsa ja ëmbyllur disa akse rrugore që të cojnë në zonë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.