Panik në Kullën Eiffel, çfarë ndodhi në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike

Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në pikën historike të Parisit disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së

Gusht 11, 2024 - 22:45
 0
Panik në Kullën Eiffel, çfarë ndodhi në prag të mbylljes së Lojërave Olimpike

Zona përreth Kullës Eifel është evakuuar pasi një person u ngjit në pikën historike të Parisit disa orë përpara ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike. Një person është ngjitur në Kullën Eiffel, duke i alarmuar të gjithë banorët që ndodheshin aty, të cilët u evakuuan menjëherë nga zona, raportojnë mediat e huaja.

Disa vizitorë që u mbyllën për pak kohë në katin e dytë u lejuan të dilnin rreth 30 minuta më vonë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti, teksa policia është vënë menjëherë në lëvizje. Mësohet se Kulla Eifel nuk do të përdoret në ceremoninë e mbylljes, e cila po mbahet në Stade de France dhe nisi rreth orës 21:00.

Më shumë se 30,000 oficerë policie janë vendosur rreth Parisit dhe më gjerë për të vëzhguar ngjarjet e fundit olimpike dhe ceremoninë e mbylljes të dielën.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin tha se rreth 3,000 policë janë mobilizuar rreth Stade de France dhe 20,000 trupa policie dhe personel tjetër sigurie në Paris dhe zonën e Saint-Denis do të mobilizohen vonë deri në mbrëmjen e së dielës për të garantuar sigurinë në ditën e fundit të Olimpiada.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.