Bluzat e bardha bojkotojnë punën në Indi, shkak përdhunimi dhe vrasja makabre e koleges së tyre në ambientin e punës

Mjekët që punojnë në spitalet publike në Indi  pezulluan sot kujdesin jourgjent “për një kohë të pacaktuar” për të protestuar ndaj përdhunimit dhe vrasjes së

Gusht 12, 2024 - 11:15
 0
Bluzat e bardha bojkotojnë punën në Indi, shkak përdhunimi dhe vrasja makabre e koleges së tyre në ambientin e punës

Mjekët që punojnë në spitalet publike në Indi  pezulluan sot kujdesin jourgjent “për një kohë të pacaktuar” për të protestuar ndaj përdhunimit dhe vrasjes së një kolegeje femër.

Trupi i gruas 31-vjeçare u gjet të premten me lëndime të shumta brenda spitalit publik ku ajo punonte në Kalkuta (ish Kalkuta) në shtetin Indian të Bengalit Perëndimor. Një autopsi konfirmoi përdhunimin dhe vrasjen.

Sipas mediave lokale, policia arrestoi një burrë që punonte në të njëjtin spital me viktimën.

Mobilizimi i grevës nga mjekët në spitalet publike, të cilët kërkojnë drejtësi dhe më shumë siguri në vendin e tyre të punës, filloi në Kalkuta dhe më pas u përhap në të gjithë vendin.

Dhuna seksuale ndaj grave është shumë e zakonshme në Indi, me një mesatare prej afro 90 përdhunimesh në ditë të raportuara në vitin 2022 në këtë vend me 1.4 miliardë banorë.

Një studim i Shoqatës Mjekësore Indiane tregoi gjithashtu se 75% e mjekëve në Indi janë përballur me dhunë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.