Situatë dramatike në Greqi, flakët “përpijnë” banesat, banorët evakuohen me shpejtësi

Zjarret në verilindje të Atikës, në shtetin grek, vijojnë të jenë aktivë duke shkaktuar një situatë alarmante në zonë. Mediat vendase shkruajnë se

Gusht 12, 2024 - 11:25
 0
Situatë dramatike në Greqi, flakët “përpijnë” banesat, banorët evakuohen me shpejtësi

Zjarret në verilindje të Atikës, në shtetin grek, vijojnë të jenë aktivë duke shkaktuar një situatë alarmante në zonë. Mediat vendase shkruajnë se 11 qyteza dhe fshatra pranë janë urdhëruar të evakuohen, teksa zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret.

Zjarret masive kanë “përpirë” qindra hektarë tokë, ndërsa raportohet se ndryshon vazhdimisht drejtim.

“Zjarri është aktualisht në kreshtën e malit të Pentelit dhe po shkon drejt Manastirit të Pentelit, ku zjarri nisi në korrik 2018 dhe u përhap drejt Matit ku humbën 104 grekë”, shkruajnë mediat greke.

Dy helikopterë po ndërhyrjnë nga zjarri për të shuar flakët në malin e Pentelit.

Ndërkohë, Qipro po përgatit një mision shumë anëtarësh, i cili do të niset menjëherë për në Athinë për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve greke kundër zjarreve të ndezura në Atikë.

Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta, duke djegur edhe banesa të ndryshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.