Harruan sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët banesa në katin e katër të një pallati në Lushnjë

Lënia e sobës së gatimit ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në Lushnjë. Policia njofton se rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët. […]

Gusht 12, 2024 - 12:05
 0
Harruan sobën e gatimit ndezur, përfshihet nga flakët banesa në katin e katër të një pallati në Lushnjë

Lënia e sobës së gatimit ndezur i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në Lushnjë.

Policia njofton se rreth orës 09:30 në banesën e shtetasit N. D., në katin e katërt të një pallati, në lagjen “Kadri Qystri”, dyshohet se si pasojë e lënies ndezur të sobës së gazit për gatim, banesa është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.