Dinjitet

Nga ARTUR AJAZI Një vend pa dinjitet, apo dhe një njeri pa dinjitet, gjithmonë është i nëpërkëmbur. Shqipëria, sot më shumë se kurrë, ka dinjitetin e saj. Në tryeza politike europiane, ballkanike, apo dhe botërore, në takime dypalëshe, shumëpalëshe, apo ceremoni të tjera ndërshtetërore, Shqipëria ka sot dinjitetin e saj. Atë që nuk e shihnim, […]

Gusht 12, 2024 - 13:50
 0
Dinjitet

Nga ARTUR AJAZI

Një vend pa dinjitet, apo dhe një njeri pa dinjitet, gjithmonë është i nëpërkëmbur. Shqipëria, sot më shumë se kurrë, ka dinjitetin e saj. Në tryeza politike europiane, ballkanike, apo dhe botërore, në takime dypalëshe, shumëpalëshe, apo ceremoni të tjera ndërshtetërore, Shqipëria ka sot dinjitetin e saj. Atë që nuk e shihnim, dhe që na mungonte deri para 10-12 viteve. Sporti, ushtria, policia, politika e jashtme, përfaqësitë diplomatike dhe çdo shtetar që kapërcen kufinjtë shtetërorë, ka sot më tepër dinjitet. Kryeministri Edi Rama, ka sot më tepër dinjitet dhe ndjehet si kurrë më parë, i barabartë mes të barabartëve, kur takohet me krerë shtetesh në Europë dhe SHBA. Kjo pra, është sfida dhe arritja më e madhe që një kryeministër i bën vehtes, vendit, qeverisjes tij, dhe mbi të gjitha popullit tij. Ne sot lëvizim më me dinjitet përtej kufinjve të vendit, dalim, prezantohemi, dhe takojmë të huaj, pa u skuqur, pa u ndjerë inferiorë sepse “jemi nga Shqipëria”, pasi kemi një kryeministër që “nuk ul kokën dhe qafën” para kancelarit të Gjermanisë, presidentit të Francës, apo dhe presidentit të SHBA-së. Edi Rama, i dha dinjitet çdo “qelize” të qeverisjes tij. Dhe nuk ka qenë e lehtë, të prezantoheshe, të takoje dhe tu flisje krerëve të fuqive të mëdha si “kreu i qeverisjes së Shqipërisë”. Ata ishin mësuar me ish-liderin historik, me servilosjet dhe xhestikulacionet pa kuptim të tij, ishin mësuar me ministra pa “kokë” që nuk dinin ç’lisnin në takime rajonale dhe europiane. Shqipëria kishte përfaqësi diplomatike mizerable, të cilat ishin kthyer në fole korrupsioni, aq sa kishin arritur të “infektonin” edhe autoritetet e vendeve ku ishin atashuar. Dinjiteti, ishte dhe mbetet sfida përparësia e një kryeministri si Edi Rama. Nuk mund të ulesh si i barabartë, me çdo kryetar shteti apo kryeministër të huaj, në qoftë se, ti nuk prezantohesh me emrin , ryben, dhe rëndësinë e postit dhe vendit që përfaqëson. Edi Rama, e ka arritur këtë sukses. U ka treguar “kufinjtë tek thana” kujdo që ka tentuar të sillet sikur kishin përpara kryeministrin e ndonjë vendi diku andej, nga Afrika e Jugut, dhe u ka imponuar atyre sjellje dhe respekt të ndërsjelltë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, mbetet sot aktor dhe faktor pjesëmarrës në tryeza bisedimesh për zgjidhje konfliktesh rajonale dhe botërore, falë dinjitetit që ka qeverisja, dhe kryeministri Edi Rama. Zëri i Shqipërisë dëgjohet fuqishëm dhe me respekt si kurrë më parë, në Këshillin e Sigurimit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në DASH, në KiE, apo dhe strukturat e tjera të Bashkimit Europian. Dinjiteti i qeverisjes, i flamurit, i emrit të Shqipërisë në botë , ka sjellë rritjen e bashkëpunimit dhe investimeve me vende të fuqishme, që kanë ndikuar në rritjen ekonomike të shqiptarëve. Shqipëria sot, nuk është Shqipëria e 2005 apo 2013, ku mbijetonte krimi dhe korrupsioni bashkë me ofiqarët e qeverisë dhe shtetit. Edi Rama, i dha kuptimin dhe rëndësinë e duhur përfaqësimit dhe bashkëpinimit të qeverisjes së tij, me qeverisjet e vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Dinjiteti ishte sfida, dhe atë e fitoi, ashtu siç fitoi edhe zemrat e shqipëtarëve. Pas kësaj vjen natyrshëm vota, fitorja, dhe vazhdimësia e qeverisjes me dinjitet të Partisë Socialiste.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.