Ukraina avancon në Rusi, vijojnë përplasjet mes forcave ushtarake, evakuohen civilët

Autoritetet ruse evakuuan këtë të hënë civilët nga disa pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod i cili ndodhet në afërsi me kufirin ukrainas. Guvernatori

Gusht 12, 2024 - 15:00
 0
Ukraina avancon në Rusi, vijojnë përplasjet mes forcave ushtarake, evakuohen civilët

Autoritetet ruse evakuuan këtë të hënë civilët nga disa pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod i cili ndodhet në afërsi me kufirin ukrainas.

Guvernatori i rajonit tha se banorët u zhvendosën në vende të sigurta për shkak të aktivitetit të forcave ushtarake ukrainase në këtë zonë.

Sipas autoriteteve ruse janë më shumë se 20 qendra akomodimi të përkohshme që janë vendosur në rajon.

Zhvendosja  vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh që kur Moska nisi pushtimin ndaj Ukrainës më shumë se dy vite më parë.

Operacioni i Ukrainës në tokën ruse ka hyrë në ditën e shtatë këtë të hënë ndërsa sulmi e ka kapur Moskën në befasi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pranoi për herë të parë se ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda territorit rus dhe tha se është duke e dërguar luftën në territorin e agresorit.

Gjithashtu ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar për media se forcat e saj u përfshirë në luftime me trupat ukrainase në katër zona të ndryshme.

Të dielën Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin të dielën për ndezjen e një zjarri në hapësirën e termocentralit bërthamor të Zaporizhias së pushtuar nga Rusia, ndërsa Ukraina u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe nuk raportoi për shenja të rritjes së rrezatimit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.