Pranimet te “Mjekësia”, studentët pa kontratë detyruese, konkursi më 14-23 gusht

Nuk do të ketë kontratë detyruese dhe as tarifë tjetër shkollimi për të rinjtë që do të hyjnë apo janë studentë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Derisa qeveria dhe parlamenti të ndryshojnë ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit. Zv/rektorja Alma Idrizi tregon për […]

Gusht 12, 2024 - 17:15
 0
Pranimet te “Mjekësia”, studentët pa kontratë detyruese, konkursi më 14-23 gusht

Nuk do të ketë kontratë detyruese dhe as tarifë tjetër shkollimi për të rinjtë që do të hyjnë apo janë studentë në degën e Mjekësisë së Përgjithshme. Derisa qeveria dhe parlamenti të ndryshojnë ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit.

Zv/rektorja Alma Idrizi tregon për A2 CNN si do të veprohet këtë vit akademik: “Duke qenë se ligji akoma nuk është miratuar nga Parlamenti, ne do të procedojmë sikurse edhe vitet e tjera, me ato tarifa. Kjo do të thotë se studentët, maturantët ekselentë nuk do të paguajnë edhe ata mbi 9 nuk do të paguajnë. Ndërkohë, tarifat e tjera nuk kanë ndryshuar”.

Ndërkohë, më 14 gusht deri më 23 gusht do të zhvillohet konkursi elektronik për degën e Mjekësisë së Përgjithshme.

Afro 2500 kandidatë konkurrojnë mes tyre për 430 kuota. Ky është viti i dytë që aplikohet testimi elektronik krahas Maturës Shtetërore, një kusht i kërkuar nga universiteti për të shmangur fiktivitetin e notave nga shkollat e mesme dhe për të përzgjedhur më të mirët.

Një vit më parë, parlamenti miratoi ligjin që detyronte studentët e Mjekësisë të punonin në atdhe 5 vjet pas studimeve. Vetëm pasi të përfundonin këtë detyrim, ata kishin të drejtë të merrnin diplomën. Pas protestash, bojkotit të mësimit dhe ankimimit të studentëve në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit shfuqizoi pjesërisht ligjin.

Pas rrëzimit të këtyre neneve, qeveria nuk dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj siç ishte e detyruar të bënte brenda periudhës 3 mujore nga zbardhja e vendimit dhe Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar  ligjin e  për studentët e Mjekësisë, të cilët duket se do të jenë më qetë me kushtet ekzistuese.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.