Sulmi iranian pritet në orët e ardhshme, ministri izraelit: Jemi gati, kërcënimet do materializohen!

Irani dhe Hezbollahu do të sulmojnë Izraelin përpara samitit të armëpushimit të së enjtes. Këtë fakt e ka bërë të ditur media e njohur izraelite, Haaertz. Sipas Haaretz, autoritetet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi në Izrael vlerësohet se, pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje, […]

Gusht 12, 2024 - 19:00
 0
Sulmi iranian pritet në orët e ardhshme, ministri izraelit: Jemi gati, kërcënimet do materializohen!

Irani dhe Hezbollahu do të sulmojnë Izraelin përpara samitit të armëpushimit të së enjtes. Këtë fakt e ka bërë të ditur media e njohur izraelite, Haaertz. Sipas Haaretz, autoritetet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë pasi në Izrael vlerësohet se, pavarësisht përpjekjeve amerikane për një samit që synon vazhdimin e negociatave për një marrëveshje, përgjigja e Teheranit mund të vijë më shpejt.

Aparati i sigurisë së Izraelit ende beson se Irani dhe Hezbollahu nuk duan një luftë më të gjerë në rajon ndërsa Izraeli ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë dëme ndaj civilëve. Por sipas Haaertz, ka shumë debate brenda aparatit qeveritar të Izraelit për skenarë të ndryshëm dhe reagime të ngjashme. Sulmin e mundësh të Iranit e ka konfirmuar edhe Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant.

“Jemi në një moment vigjilence dhe gatishmërie, kërcënimet që vijnë nga Teherani dhe Bejruti mund të materializohen dhe është e rëndësishme t’u shpjegojmë të gjithëve se gatishmëria, përgatitja dhe vigjilenca nuk janë sinonim i frikës dhe panikut. Ditët e fundit janë forcuar mbrojtjet dhe janë krijuar opsione sulmuese në çdo rajon, për të mbrojtur Izraelin”, tha Yoav Gallant, Ministër i Mbrojtjes së Izraelit.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar Iranin të mos sulmojë Izraelin, duke i bërë thirrje që të shmangë futjen e rajonit të Lindjes së Mesme në luftë të gjithanshme dhe duke paralajmëruar se Teherani do të mbajë përgjegjësinë.

Reagim ka pasur edhe nga Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili i bëri thirrje presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian, që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak në Lindjen e Mesme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.