Barnat e rimbursueshme/Medikamente më të lira, por mungojnë alternativat kryesore

Lista e re e barnave të rimbursuara ka bërë që qytetarët të përfitojnë falas ilaçe të cilat kanë një çmim më të lirë dhe për pasojë edhe një cilësi më të ulët. Farmacistja Alketa Bicja sqaron se ligji përcakton qartë se shteti rimburson ato ilaçe që kanë vlerën më të ulët. Por, cilësia shpeshherë nuk […]

Gusht 12, 2024 - 21:50
 0
Barnat e rimbursueshme/Medikamente më të lira, por mungojnë alternativat kryesore

Lista e re e barnave të rimbursuara ka bërë që qytetarët të përfitojnë falas ilaçe të cilat kanë një çmim më të lirë dhe për pasojë edhe një cilësi më të ulët.

Farmacistja Alketa Bicja sqaron se ligji përcakton qartë se shteti rimburson ato ilaçe që kanë vlerën më të ulët. Por, cilësia shpeshherë nuk shkon paralel me çmimin, thotë Bicja, e cila shton se këto medikamente gjithsesi janë njësoj të efektshme si ato që qytetarët kanë marrë deri tani.

Ky ndryshim i barnave ka hapur tregun farmaceutik dhe gjithashtu ka bërë që përfitues të jetë një numër më i lartë qytetarësh.

Problem kryesor për farmacistët nuk janë ndryshimet në listën e të rimbursuarve, por mungesa e medikamenteve kryesore.

Në listën e re të barnave të rimbursuara janë shtuar 40 principe të reja aktive, pra barna të reja dhe mbi 300 barna alternative.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.