Me kanabis të paketuar gati për shitje, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Tiranë. Nga kontrolli i një mjeti tip “Audi” në Laprakë me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Po ashtu, në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, […]

Gusht 13, 2024 - 10:10
 0
Me kanabis të paketuar gati për shitje, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të cilët shisnin lëndë narkotike janë arrestuar në Tiranë.

Nga kontrolli i një mjeti tip “Audi” në Laprakë me drejtues shtetasin A. T., 30 vjeç, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Po ashtu, në afërsi të Kodrës së Diellit u konstatua M. H., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Ata e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shitnin në lagje të ndryshme të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, dhe dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.