Aston Villa ofron 19 milionë euro për Ernest Muçin, zbulohen detajet e kontratës

Ernest Muçi vijon të mbetet një nga emrat më të spikatur në merkaton e Aston Villa. Sulmuesi shqiptar, i cili vetëm 6 muaj më parë u transferua te Beshiktashi, ka bërë që interesi për të mos të jetë vetëm në Turqi, por edhe nga klubet më të mëdha angleze. Mediat në Turqi janë të sigurt […]

Gusht 13, 2024 - 11:00
 0
Aston Villa ofron 19 milionë euro për Ernest Muçin, zbulohen detajet e kontratës

Ernest Muçi vijon të mbetet një nga emrat më të spikatur në merkaton e Aston Villa. Sulmuesi shqiptar, i cili vetëm 6 muaj më parë u transferua te Beshiktashi, ka bërë që interesi për të mos të jetë vetëm në Turqi, por edhe nga klubet më të mëdha angleze.

Mediat në Turqi janë të sigurt se Muçi ka gjetur një akord paraprak me Aston Villa, ndërsa tani kanë mbetur dhe detajet e fundit që marrëveshja të finalizohet.

Siç bëhet me dije, klubi anglez ka ofruar 19 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, me 15 milionë euro direkt dhe 4 milionë të tjera në formë bonusesh. Ndërsa Muçi do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Aston Vilën, me pagë vjetore 2,5 milionë euro.

Marrëveshja duket drejt finalizimit, kjo edhe për faktin se trajneri i Beshiktashit nuk e preferoi shqiptarin në ndeshjet e para të sezonit, ndaj Gallatasarajit në Superkupë dhe Samsunspor në kampionat, duke aktivizuar në vendin e tij sulmuesin tjetër Rafa Silva.

Mungesa e hapësirave te klubi turk mund t’ia bëjë më të lehtë transferimin Ernest Muçit në Angli.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.