Kishte kultivuar kanabis në Malësinë e Madhe, policia ndjek me dron 52-vjeçarin, e kap në flagrancë

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”. U kap në flagrancë, teksa

Gusht 13, 2024 - 11:50
 0
Kishte kultivuar kanabis në Malësinë e Madhe, policia ndjek me dron 52-vjeçarin, e kap në flagrancë

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet dhe hetimet proaktive, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër”.

U kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Ivanaj, vihet në pranga 62-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Si rezultat i një hetimi dyjavor me metoda proaktive, ndjekur në vijim të megaoperacionit “Territor i pastër” dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin F. V., 62 vjeç, banues në këtë fshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë, duke u kujdesur për dhjetëra bimë narkotike që i kishte kultivuar në tokë publike.

Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.