Greqia në luftë me zjarret, Franca e Italia dërgojnë ndihmë nga ajri, mijëra të evakuuar

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që janë përhapur që prej së dielës në periferi të kreyqytetit grek, Athinës. Trupi

Gusht 13, 2024 - 11:50
 0
Greqia në luftë me zjarret, Franca e Italia dërgojnë ndihmë nga ajri, mijëra të evakuuar

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarreve që janë përhapur që prej së dielës në periferi të kreyqytetit grek, Athinës.

Trupi që besohet të jetë i një gruaje u gjet pak pas mesnate, i djegur brenda një dyqani në zonën e Vrilissia në rajonin e Atikës. 18 të tjerë janë plagosur, kryesisht për shkak të asfiksisë nga tymi.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga autoritetet edhe gjatë orëve të vona të së hënës për shkak të kërcënimit nga zjarri në banesa, biznese dhe shkolla.

Qindra zjarrfikës, automjete dhe helikopterë luftuan për të vën nën kontroll flakët teksa shteti ka kaluar në gatishmëri të lartë. Heklikopterët pushuan gjatë natës ndërs forcat tokësore vazhduan betejën duke vënë nën kontroll vatrat në disa fronte.

Megjithatë autoritetet kanë paralajmëruar se rreziku mbetet i lartë gjatë ditës së sotme, sidomos gjatë orëve të drekës me temperaturat që rriten dhe erërat që shtohen.

Një shtëllungë e madhe tymi dhe hiri mbuloi qendrën e Athinës, ndërsa ndërprerjet e energjisë për shkak të zjarreve goditën pjesë të kryeqytetit grek dhe prekën semaforët në nyjet kryesore të qendrës.

Këtë të martë zjarrfikësit grekë po ndihmohen nga forcat nga vende të tjera, pasi Athina kërkoi ndihmë ndërkombëtare, duke aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të Evropës.

Franca,  Italia, Repblika Ceke kanë dërguar helikopterë, avionë e qindra personel e automjete zjarrfikëse.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha gjithashtu se do të dërgonte dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter. Për ndihmë janë ofruar edhe shtete të tjera.

Edhe gjatë vitete të kaluara, Greqia është përfshirë nga zjarre vdekjeprurëse. Një vitë më parë u shënuarn 20 viktima, 18 prej të cilëve emigrant hëm të ngecur mes një pylli që u përfshi nga zjarri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.