“9% më shumë se një vit më parë”, mbi 54 mijë turistë hynë në portin e Durrësit brenda 10 ditësh

“Pushimet verore sollën një numër të madh shtetasish shqiptar e të huaj në Durrës përmes portit. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të gushtit, mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes linjave detare, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, […]

Gusht 13, 2024 - 13:15
 0
“9% më shumë se një vit më parë”, mbi 54 mijë turistë hynë në portin e Durrësit brenda 10 ditësh

“Pushimet verore sollën një numër të madh shtetasish shqiptar e të huaj në Durrës përmes portit. Vetëm gjatë 10 ditëve të para të gushtit, mbi 86 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes linjave detare, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, 54,219 pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe 31,849 në dalje, çka tregon për një shtim prej 7,335 pasagjerësh më shumë se viti paraardhës.

Të dhënat tregojnë se hyrje-daljet e udhëtarëve përgjatë 10 ditëve të para të muajit Gusht kanë shfaqur një rritje në masën 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, çka dëshmon edhe numrin e lartë të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

Kjo rritje është pasqyruar edhe në numrin e mjeteve që kanë lëvizur përmes portit, ku janë regjistruar 26,362 automjete, një rritje prej 3,093 mjete më shumë krahasuar me 23,269 automjetet e vitit të kaluar. Në total, gjatë korrikut dhe gushtit, rreth 200 mijë udhëtarë kanë lëvizur përmes portit të Durrësit.

Përgjatë ditëve të fluksit autoritetet portuale morën masa të posaçme për të menaxhuar  rritjen e numrit të pasagjerëve dhe shmangur radhët e gjata.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.