VIDEO/ Zbardhet djegia e makinës në Vlorë para një jave, i mituri i vë flakën “Benzit” të 19-vjeçarit

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 17-vjeçar, i cili dyshohet se i vuri flakën makinës së një 19-vjeçari një javë më

Gusht 13, 2024 - 14:45
 0
VIDEO/ Zbardhet djegia e makinës në Vlorë para një jave, i mituri i vë flakën “Benzit” të 19-vjeçarit

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 17-vjeçar, i cili dyshohet se i vuri flakën makinës së një 19-vjeçari një javë më parë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lirim”.

Policia bën me dije, se për shkak të moshës, i mituri po hetohet në gjendje të lirë.

“Pas hetimeve, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024. Në përfundim të veprimeve hetimore nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.