Një marrëveshje armëpushimi mund të parandalojë hakmarrjen e Iranit kundër Izraelit

Ndërsa Izraeli pret hakmarrjen e Teheranit për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya, tre zyrtarë të lartë iranianë i thanë Reuters se hakmarrja mund të shmanget nëse

Gusht 13, 2024 - 15:10
 0
Një marrëveshje armëpushimi mund të parandalojë hakmarrjen e Iranit kundër Izraelit

Ndërsa Izraeli pret hakmarrjen e Teheranit për vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya, tre zyrtarë të lartë iranianë i thanë Reuters se hakmarrja mund të shmanget nëse do të kishte një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Vendet ndërmjetësuese Egjipti, Katari dhe SHBA kanë thirrur një konferencë për të rifilluar negociatat mbi një marrëveshje armëpushimi më 15 gusht, qoftë në Katar, apo Egjipt, por ekziston frika se një sulm iranian ndaj Izraelit mund ta zhvlerësojë edhe këtë përpjekje përshkallëzimi lufte në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësit ndërkombëtarë janë përpjekur të frenojnë agresionin iranian, pasi presidenti i Iranit tha se ishte e drejta e Teheranit për t’iu përgjigjur sulmeve në tokën e tij, ndërsa Izraeli se do përgjigjej ndaj çdo sulmi.

Një nga burimet, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters, një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane, tha se Teherani dhe aleatët e tij si Hezbollahu do të fillonin një sulm të drejtpërdrejtë nëse bisedimet në Gaza dështojnë ose nëse ai percepton se Izraeli po i vonon negociatat. Megjithatë, burimet nuk thanë se sa kohë Irani po i jep bisedimeve për përparimin përpara se të përgjigjet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.