Pse nuk po vijnë emigrantët? Qendra e pritjes në Shëngjin gati, por…

Qendra e pritjes së emigrantëve është gati për të pritur azilkërkuesit e parë që pritet të vijnë në 20 gusht në vendin tonë. Nga Porti i Shëngjinit, gazetari Jul Kasapi raportoi se është e pamundur që media të hyjë në brendësi të qendrës së pritjes pasi duhet leje nga komuna e Romës. Kjo qendër do […]

Gusht 13, 2024 - 15:20
 0
Pse nuk po vijnë emigrantët? Qendra e pritjes në Shëngjin gati, por…

Qendra e pritjes së emigrantëve është gati për të pritur azilkërkuesit e parë që pritet të vijnë në 20 gusht në vendin tonë. Nga Porti i Shëngjinit, gazetari Jul Kasapi raportoi se është e pamundur që media të hyjë në brendësi të qendrës së pritjes pasi duhet leje nga komuna e Romës. Kjo qendër do të shërbejë për përpunimit të kërkesave për azil, ndërsa atyre që do t’iu refuzohet do të dërgohen në kampin e Gjadrit.

“Qendra e pritjes në portin e Shëngjinit është gati për të pritur në 20 gusht kontingjentin e parë të emigrantëve. Kemi hyrë në brendësi të portit, por është e pamundur që të hyjmë në qendrën e pritjes, sepse do të duhet të merret leje në komunën e Romës në Itali. Kemi të bëjmë me një tokë italiane. Kanë përfunduar punimet dhe është në pritje të kontigjentit të parë të emigrantëve të cilët do të vijnë nëpërmjet Portit të Shëngjinit dhe jo rrugë tokësore. 3 mijë të parët do të akomodohen në këtë qendër. Kjo qendër do të shërbejë si vend i përpunimit të kërkesave për azil. Është e gjitha e rrethuar ka mbi 23 godina të gjitha kërkesat që do të refuzohen, do të dërgohen në Gjadër, 30 km larg Portit të Shëngjinit”.

Pse nuk po vijnë emigrantët? Qendra e pritjes në Shëngjin

Në Portin e Shëngjinit janë bërë gati të gjitha qendrat e pritjes nga shërbimi mjekësor te sallata e pritjes.

“Në Portin e Shëngjinit qendra është në dispocizion të Italisë. Janë bërë gati të gjitha qendrat e pritjes. Kemi edhe shërbimin mjekësor, sallat për mbledhjet me video-konferenca ku do bëhet qasja për kërkesat e azilit. E gjithë sipërfaqja prej 4 mijë metrash katrorë është gati. Në Gjadër po ndërtohet qendra tjetër e pritjes që do të shërbejë për të mbajtur ata emigrantë që nuk do t’u pranohet azili”.

Marrëveshja me Italinë për azilkërkuesit pritet të zgjasë 5 vite, ndërsa kapaciteti është që nuk mund të përpunojë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.