Berisha injoron gjykatat, thyen sërish masën e sigurisë, pret në shtëpi “miqtë” nga Kosova

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të martë ka pritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të shquara të jetës akademike nga Kosova. Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Mal Berisha thotë se “burrat e mëdhenj të […]

Gusht 13, 2024 - 18:55
 0
Berisha injoron gjykatat, thyen sërish masën e sigurisë, pret në shtëpi “miqtë” nga Kosova

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të martë ka pritur në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të shquara të jetës akademike nga Kosova.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Mal Berisha thotë se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”.

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim përbën edhe një shkelje të urdhër-arrestit që gjykatat në vend kanë lënë në fuqi për të.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.