Nesër gara për Fakultetin e Mjekësisë, 2 mijë maturantë do të konkurrojnë për 500 vendet e studimit

Të mërkurën nis testimi i informatizuar për mbi afro 2000 maturantë që kanë aplikuar për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, duke u paraqitur sipas kalendarit të përcaktuar deri në datën 23 gusht. Ky testim nxjerr në pah rezultat dhe notat reale të maturantëve, duke zgjedhur kështu maturantët më të mirë. Për vitin akademik […]

Gusht 13, 2024 - 20:45
 0
Nesër gara për Fakultetin e Mjekësisë, 2 mijë maturantë do të konkurrojnë për 500 vendet e studimit

Të mërkurën nis testimi i informatizuar për mbi afro 2000 maturantë që kanë aplikuar për të studiuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, duke u paraqitur sipas kalendarit të përcaktuar deri në datën 23 gusht.

Ky testim nxjerr në pah rezultat dhe notat reale të maturantëve, duke zgjedhur kështu maturantët më të mirë. Për vitin akademik 2024-2025 janë afro 500 kuota pranimi për studentët që ulen për herë të parë në auditore të mjekësisë

Një vit më para studentët e mjekësisë e nisën më protesta për shkak se më parë se të uleshin në auditoret e mjekësisë duhej të nënshkruanin kontratë se pas përfundimit të studimeve do të ofronin shërbim shëndetësor për 5 vetë vite në vendin e tyre e më pas do të diplomoheshin.

Universiteti i Mjekësisë do të aplikojë kriteret e mëparshme të shkollimit. Gjykata Kushtetuese mori vendim që të ndryshonin nenet e ligjit, duke ulur vitet e detyrimet, por qeveria nuk dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj, siç ishte e detyruar të bënte brenda periudhës 3 mujore nga zbardhja e vendimit dhe Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar ligjin e për studentët e Mjekësisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.