Protestave kundër turistëve i bashkohet edhe policia spanjolle, sekuestron çadra e shezlongë

Protestës disa mujore të banorëve të Spanjës kundër turistëve, duket se i është bashkuar dhe policia e vendit iberik, aq të frekuentuar nga miliona njerëz në stinën e verës. Ditët e fundit dhjetëra efektivë në Ishujt Baleare dhe Kanarie kanë zbarkuar në bregdet dhe kanë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e pushuesve të huaj që i […]

Gusht 13, 2024 - 22:30
 0
Protestave kundër turistëve i bashkohet edhe policia spanjolle, sekuestron çadra e shezlongë

Protestës disa mujore të banorëve të Spanjës kundër turistëve, duket se i është bashkuar dhe policia e vendit iberik, aq të frekuentuar nga miliona njerëz në stinën e verës.

Ditët e fundit dhjetëra efektivë në Ishujt Baleare dhe Kanarie kanë zbarkuar në bregdet dhe kanë sekuestruar shezlongët dhe çadrat e pushuesve të huaj që i hapin ato që në orët e para të mëngjesit dhe zaptojnë në këtë mënyrë plazhet.

Zyrtarët kanë vendosur gjoba për pushuesit që braktisin gjërat e tyre ndërsa hanë drekë ose madje kthehen në shtëpi për të fjetur gjumë në drekë.

Shezlongët dhe çadrat dërgohen në stacionin e policisë lokale dhe turistët duhet të paguajnë mbi 200 paund për t’i rimarrë.

Rregullat e reja janë vetëm zhvillimi më i fundit në luftën e Spanjës kundër turistëve, e cila ka parë protesta të gjera dhe vizitorë madje janë sulmuar me armë uji këtë verë.

Protestuesit gjithashtu kanë pushtuar plazhet në ishullin Majorca në një përpjekje për t’i rimarrë ato për banorët vendas.

Ligjet lokale në zonat bregdetare tani ndalojnë vendosjen e karrigeve, shezlongëve ose çadrave para orës 9 të mëngjesit, në një përpjekje për të parandaluar që ato të pengojnë pastrimin e plazheve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.