Irani gati të godasë selinë e Mossad-it në Tel Aviv

Irani mund të godasë selinë e shërbimit inteligjent izraelit Mossad në Tel Aviv. Kjo është raportuar nga transmetuesi iranian Press TV. Sulmi për t’u hakmarrë për vdekjen e Ismail Haniyeh në Teheran dhe Fuad Shukr në Bejrut mund të drejtohet kundër zonës Kirya, kompleksit qeveritar në qendër të Tel Avivit. Objektiva të tjerë të mundshëm […]

Gusht 14, 2024 - 08:30
 0
Irani gati të godasë selinë e Mossad-it në Tel Aviv

Irani mund të godasë selinë e shërbimit inteligjent izraelit Mossad në Tel Aviv. Kjo është raportuar nga transmetuesi iranian Press TV. Sulmi për t’u hakmarrë për vdekjen e Ismail Haniyeh në Teheran dhe Fuad Shukr në Bejrut mund të drejtohet kundër zonës Kirya, kompleksit qeveritar në qendër të Tel Avivit.

Objektiva të tjerë të mundshëm të cituar nga Press TV përfshijnë kibbutz Palmachim, bazat ajrore dhe raketore Tel Nof dhe Sdot Micha, si dhe selinë operative të njësisë së inteligjencës ushtarake 8200.

Ndërkaq shpërthime u raportuan të martën pranë dy anijeve tregtare në brigjet e Jemenit, thanë dy agjenci të sigurisë detare, duke shtuar se nuk pati të lënduar apo dëme. Komanda Qendrore Ushtarake Amerikane (Centcom) për Lindjen e Mesme deklaroi nga ana e saj se kishte “shkatërruar dy anije Houthi në Detin e Kuq”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.