“Thanas po digjem”, humbi jetën nga zjarri në Greqi, fjalët e fundit të 65-vjeçares! La pas dy fëmijë

Zjarret që përfshinë Athinën shënuan edhe një viktimë.  Në tualetin e biznesit ku punonte, një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e zjarrit. Ajo

Gusht 14, 2024 - 08:40
 0
“Thanas po digjem”, humbi jetën nga zjarri në Greqi, fjalët e fundit të 65-vjeçares! La pas dy fëmijë

Zjarret që përfshinë Athinën shënuan edhe një viktimë.  Në tualetin e biznesit ku punonte, një 65-vjeçare humbi jetën si pasojë e zjarrit. Ajo ndodhej në tualet pasi kishte tentuar të mbrohej.

Gruaja kishte punuar për më shumë se 20 vjet në biznesin në fjalë. Kolegët e saj, me lot në sy, lanë disa lule të bardha në trotuare për t’i dhënë lamtumirën Nadias punëtore dhe gjithmonë të buzëqeshur që la pas dy fëmijë.

Fjalët e saj të fundit para se të ndahej nga jeta

“E pashë zjarrin, dhe e mora në telefona Nadian dhe ajo më tha ‘Thanas po digjem, mbylle telefonin’. Ajo ishte e frikësuar…”, tha një nga kolegët e saj, shkruan Protothema.

Gruaja fatkeqe nuk arriti të dilte nga biznesi. Shkatërrimi është total. Të gjitha pajisjet janë shkrirë, ndërsa një pjesë e tavanit është shembur.

65-vjeçarja kishte ardhur nga Moldavia në Greqi për një “ardhme” më të mirë. Trupi i saj mbrëmjen e djeshme nga zjarrfikësit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.