Këneta ku flenë xhevahiret e fshehura të familjes Berisha

Nga Mero Baze Shpronësimi i pronarëve të tokës për ndërtimin e Portit të ri ne Durres, tregon se rrjeti i afërti familjes Berisha është praktikisht pronar i sipërfaqeve më të mëdha të tokës në atë zonë, e cila ishte piketuar nga vajza e tij si zonë me perspektivë industriale dhe orientonte aty klientët e vet. […]

Gusht 14, 2024 - 09:35
 0
Këneta ku flenë xhevahiret e fshehura të familjes Berisha

Nga Mero Baze

Shpronësimi i pronarëve të tokës për ndërtimin e Portit të ri ne Durres, tregon se rrjeti i afërti familjes Berisha është praktikisht pronar i sipërfaqeve më të mëdha të tokës në atë zonë, e cila ishte piketuar nga vajza e tij si zonë me perspektivë industriale dhe orientonte aty klientët e vet.

Të gjitha aferat e familjes Berisha me Damir Fazlliçin lidhen me toka në Porto Romano, ndërsa gjithë “Presta nome” e Shkëlzen Berishës nga Ksamili në Velipojë, shfaqen dhe aty si pronarë.

Do të mjaftonte ky fakt për të provuar gjithë akuzat mbi përdorimin familjar të pushtetit nga Sali Berisha në kohën e vet, në funksion të pasurimit të familjarëve të tij.

Majfton të kujtojmë se Argita Berisha në cilësinë e këshilltares ligjore i ka kërkuar 3 milion euro një biznesmeni pakistanez, të provuar me email-et e saj e deklaratat e tij për t’i dhënë në këtë vend licencë për termocentral me firmën e babait të saj kryeministër.

Po aty lidhen aferat me shitblerjet fiktive me Damir Fazlliç, blerjen paraparake të tokës nga fshatarë me një çmim qesharak dhe kthimin pastaj në pronar.

Shpronësimi i portit është vetëm një detaj që nxjerr zbuluar korrupsionin që ka fjetur në sytë e të gjithëve, i cili tani për ironi të fatit do të shpërblehet nga qeveria Rama me rreth 20 milionë euro.

Është mirë që para se të dëmshpërblehen, të bëhet vetingu i asaj pasurie për një familje “non grata” dhe bashkëpunëtorët e tyre në këto histori korrupsioni.

Të mos presim ndonjë shpronësim tjetër për të kuptuar që kanë dhe po kaq toka të tjera.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.