E shpallur në kërkim, Antonela Berisha i bën karshillëk policisë nga pushimet (FOTO)

Antonela Berisha duket se vijon e qetë jetën e sa të përditshme pas akuzave se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga. Të dyja motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia, por ky fakt duket se nuk e shqetëson Antonelën, e cila e pashqetësuar vijon aktivitetin në llogarinë e saj […]

Gusht 14, 2024 - 11:15
 0
E shpallur në kërkim, Antonela Berisha i bën karshillëk policisë nga pushimet (FOTO)

Antonela Berisha duket se vijon e qetë jetën e sa të përditshme pas akuzave se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.

Të dyja motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia, por ky fakt duket se nuk e shqetëson Antonelën, e cila e pashqetësuar vijon aktivitetin në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ajo shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia ka deklaruar më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.

Çfarë ndodhi

Blogeria Klea Prenga u dhunuar barbarisht duket i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Klea Prenga
Klea Prenga

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

Agjentët e Komisariatit nr. 1 kanë kryer disa kontrolle në kërkim të të dyjave, por deri tani nuk janë gjetur. Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.