Ndërron jetë rrugës për spital 55-vjeçari, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në Fier. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak. “Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e […]

Gusht 14, 2024 - 12:50
 0
Ndërron jetë rrugës për spital 55-vjeçari, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në Fier. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak.

“Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.

Gjithashtu, në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).

76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.