Së shpejti fëmijë dhe fejesë me Sarën? Flet DJ PM

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Sarah Berisha shprehu dëshirën që ajo dhe DJ PM të bëhen prindër. Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re. Në një intervistë për “Onima”, DJ PM është […]

Gusht 14, 2024 - 13:00
 0
Së shpejti fëmijë dhe fejesë me Sarën? Flet DJ PM

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Sarah Berisha shprehu dëshirën që ajo dhe DJ PM të bëhen prindër. Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re.

Në një intervistë për “Onima”, DJ PM është shprehur se e sheh veten baba dhe nuk do të jetë një lajm që do ta mbajnë të fshehtë.

Pyetje-A je gati për të bërë një hap të tillë në jetë?

DJ PM: Po, por ajo që më çudit në këtë debat është që unë s’kam parë që njeriu të fejohet tinëz. E di pse nuk e bëj? Sepse në njëfarë forme, njerëzit që na përkrahin dhe kanë dashur prej fillimit edhe mua, edhe Sarën sa kemi qenë në Big Brother, në njëfarë forme, e them në thonjëza, ua kemi borxh që t’ua tregojmë që kemi marrë një hap më të rëndësishëm në jetë, kemi marrë një hap më të madh kështu që nuk besoj që do të fejohemi dhe mos ta dijë askush, është e palogjikshme kjo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.