Rrumbullaku komenton lirimin e Durim Bamit dhe vendimin e Spanjës për ekstradimin e Lul Berishës

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nuk i ka shpëtuar interesit të mediave për Durim Bamin dhe kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. I pyetur se përse Shqipëria dështoi të ekstradonte “të fortin” e Niklës, ku raportohet se ka lënë qelinë pas 40 ditësh, Rrumbullaku tha se […]

Gusht 14, 2024 - 13:15
 0
Rrumbullaku komenton lirimin e Durim Bamit dhe vendimin e Spanjës për ekstradimin e Lul Berishës

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku nuk i ka shpëtuar interesit të mediave për Durim Bamin dhe kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

I pyetur se përse Shqipëria dështoi të ekstradonte “të fortin” e Niklës, ku raportohet se ka lënë qelinë pas 40 ditësh, Rrumbullaku tha se për Bamin ka vetëm ndryshim të masës së sigurisë nga autoritetet në Dubai.

“Sa i përket lajmit të raportuar për kemi ndryshim të masës së sigurisë dhe nuk kemi lirim. Nëse doni të keni informacionin e duhur, trokisni në zyrën e medias së policisë së shtetit për të qenë të qartë për gjithçka hidhni për opinionin publik. Çdo lajm që hidhet nga ju për opinionin publik dëmton hetimet dhe realisht në tërësinë e vetë ne nuk jemi të detyruar të japim informacione për thelbin e hetimeve që lidhen me tagrin e prokurorit.”

Rrumbullaku ka konfirmuar edhe lajmin e publikuar sot për vendimin e Gjykatës Kombëtare në Spanjë që i ka hapur rrugë ekstradimit të Lulzim Berishës në Shqipëri.

“Ju konfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media për sa i përket procesit gjyqësor që zhvillohet në Spanjë, por ju them se jemi në kontakte të drejtpërdrejta që lidhen me ekstradimet jo vetëm të këtij personi por edhe të tjerëve.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.