FOTO/ U vunë në pranga, publikohen fotot e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

Personat që shihni në foto janë Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj, dy emra të njohur të botës së krimit, të cilët janë vënë

Gusht 14, 2024 - 13:40
 0
FOTO/ U vunë në pranga, publikohen fotot e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

Personat që shihni në foto janë Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj, dy emra të njohur të botës së krimit, të cilët janë vënë në pranga.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se janë arrestuar 2 eksponentë me rekorde të shumta kriminala, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.

Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit dhe u arrestua në Dubai.

Plarent Dervishaj është i akuzuar nga SPAK në të njëjtën dosje me Emiliano Shullazin, Lulzim Berishën, Luftar Reçin, Viktor Ymerin dhe Indrit Tuallain për dy vrasjet e bujshme të 2005, atë të Klodian Saliut ku mbeti i plagosur edhe një tjetër, dhe atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj ku i vdekur mbeti dhe miku i tij Artan Arsi.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.

Meçe është anëtari i bandës së Lulzim Berishës, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.