“Zaptoi” me shezlongë zonën e mbrojtur në Karaburun, procedohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar po procedohet penalisht në Sarandë, pasi kishte zënë hapësirën bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë

Gusht 14, 2024 - 15:45
 0
“Zaptoi” me shezlongë zonën e mbrojtur në Karaburun, procedohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar po procedohet penalisht në Sarandë, pasi kishte zënë hapësirën bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje.

Po ashtu, biznesi që ai administronte, kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë.

Policia njofton se ka sekuestruar shezlongët.

“Pas verifikimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, është konstatuar se për llogari të subjektit që administronte shtetasi P. N., ishin zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje. Më tej, është konstatuar se në këtë subjekt ishin punësuar shtetas të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.