Temperaturat e larta dëmtojnë bletarët/ Ulet prodhimi i mjaltit, shfarosen kolonitë e bletëve

Temperaturat e larta të zgjatura në kohë kanë dëmtuar kolonitë e bletëve. Në Fier, bletarët shprehen për rënie drastike të mjaltit të prodhuar këtë vit. Ferdinand Muskaj zotëron mbi 500 koshere me bletë të cilat i ka vendosur në Dhërmi për kullota më të mira. Pavarësisht kësaj ai është detyruar të shtojë kujdesin ndaj bletëve. […]

Gusht 14, 2024 - 17:10
 0
Temperaturat e larta dëmtojnë bletarët/ Ulet prodhimi i mjaltit, shfarosen kolonitë e bletëve

Temperaturat e larta të zgjatura në kohë kanë dëmtuar kolonitë e bletëve. Në Fier, bletarët shprehen për rënie drastike të mjaltit të prodhuar këtë vit.

Ferdinand Muskaj zotëron mbi 500 koshere me bletë të cilat i ka vendosur në Dhërmi për kullota më të mira. Pavarësisht kësaj ai është detyruar të shtojë kujdesin ndaj bletëve.

I nxehti i ka ekspozuar bletët ndaj sëmundjeve. Ky është viti i dytë radhazi që shënon ulje të prodhimit të mjaltit. Në Fier numri i fermave të bletarisë shkon në afërsisht në 300. Shumë prej bletarëve po i zhvendosin koshere në vende të tjera për të shmangur pasojat e temperaturave të larta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.