Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, ndërsa Evropa Perëndimore përfshihet nga moti i keq, Gjermania dhe Belgjika përmbyten nga shirat e dendur

Ndërkohë që vendi ynë “përvëlohet” nga temperaturat e larta, shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë. “Kthesa” drastike

Gusht 14, 2024 - 17:25
 0
Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, ndërsa Evropa Perëndimore përfshihet nga moti i keq, Gjermania dhe Belgjika përmbyten nga shirat e dendur

Ndërkohë që vendi ynë “përvëlohet” nga temperaturat e larta, shirat e dendur dhe stuhitë kanë shkaktuar përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë.

“Kthesa” drastike e motit në Gjermani vjen pas ditës më të nxehtë të vitit të përjetuar në vend, me temperaturat që arritën deri në 36.5 gradë.

Shërbimet e emergjencës u mobilizuan që të përballeshin me situatën. Në Bavari, shërbimi zjarrfikës u angazhua pasi një tren u përplas me një pemë të rrëzuar.

Në Belgjikë, autoritetet kanë dhënë alarmin ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive në provincat Limburg dhe Liezh, ndërsa në pjesën tjetër të vendit niveli i alarmit mbetet në ngjyrën e verdhë.

Instituti Meteorologjik Mbretëror ka deklaruar se rekordi i shirave të gushtit është thyer dhe se rrugë të shumta janë mbyllur në Bruksel dhe Antverp për shkak të vërshimeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.