Nivel historik! Euro gjen “normalitetin” e ri, fiksohet në 99.86 lekë

Euro vijon të qëndrojë në nivele historike. Për 99.86 lekë është këmbyer monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë duke mos ngritur kokë. Akoma më i ulët është çmimi në blerje i kësaj monedhe e cila po këmbehet për 99.55 lekë ndërsa në shitje për 100.16 lekë. Si […]

Gusht 14, 2024 - 17:50
 0
Nivel historik! Euro gjen “normalitetin” e ri, fiksohet në 99.86 lekë

Euro vijon të qëndrojë në nivele historike. Për 99.86 lekë është këmbyer monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë duke mos ngritur kokë.

Akoma më i ulët është çmimi në blerje i kësaj monedhe e cila po këmbehet për 99.55 lekë ndërsa në shitje për 100.16 lekë.

Si monedha e përbashkët euro edhe valutat e tjera të huaja vijojnë rënien e mëtejshme.

Dollari amerikan këmbehet për 9.58 lekë, paundi britanik 116.4 lekë ndërsa franga zvicerane rreth 105 lekë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.