Jo aq “joshëse” për investitorët, norma e interesit të bonove të thesarit, në nivelin më të ulët të 10 muajve

Normat e interesit të bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët të 10 muajve të fundit. Në ankandin e parë për muajin gusht, norma e interesit të arriti në 3.17% nga 3.19% në fund të korrikut. Ndonëse një rënie e interesave nuk është një sinjal pozitiv për investitorët, kërkesa për të blerë këto […]

Gusht 14, 2024 - 20:20
 0
Jo aq “joshëse” për investitorët, norma e interesit të bonove të thesarit, në nivelin më të ulët të 10 muajve

Normat e interesit të bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët të 10 muajve të fundit. Në ankandin e parë për muajin gusht, norma e interesit të arriti në 3.17% nga 3.19% në fund të korrikut. Ndonëse një rënie e interesave nuk është një sinjal pozitiv për investitorët, kërkesa për të blerë këto letra me vlerë ishte e lartë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se për një shumë totale të kërkuar ishte prej gati 9.1 miliardë lekësh, nga 7.3 miliardë lekë e shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Nivele më të ulëta të bonove nuk regjistroheshin qysh prej tetorit 2023, para se Banka e Shqipërisë të rriste normën e interesit nga 3% në 3.25%. Periudha më e mirë në investimin e këtyre letrave me vlerë, të cilat qeveria i përdor për të paguar borxhet, ishte viti 2023 ku dhe norma e interesit qëndron në nivelin e 5.03%. Ky fillim gushti e gjen këtë tregues 1.86 për qind më pak.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, bonot e thesarit 12-mujore pritet të jenë instrumenti kryesor që qeveria do të përdorë për të marrë hua. Nëpërmjet këtyre letrave me vlerë parashikohet të garantohen gati 200 miliardë lekë.

Në total, për të mbuluar deficitin buxhetor, paguar borxhet e vjetra dhe për të financuar disa projekte, qeveria planifikon të marrë 415,2 miliardë lekë hua këtë vit. Sipas planifikimeve të Ministrisë së Financave, pjesa më e madhe e huave, mbi 378 miliardë lekë, pritet të merren brenda vendit. Me anë të një Eurobondi, pritet të sigurohen edhe 36,6 miliardë lekë të tjera. Një rënie e normave të interesit për bonot e thesarit mund të përkthehet në një lajm të mirë për kredi-marrësit shqiptarë në lekë, të cilët do të duhet të paguajnë më pak për këstet e tyre të kredisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.