Prej disa ditësh prapa hekurave, avokati i Noizy-t flet për gjendjen e këngëtarit

Reperi i njohur Noizy, aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, kjo pasi ishte i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur në Pejë me tiktok-erin e njohur Med Iseni. Prej ditësh reperi ndodhet në paraburgim së bashku me Dj Crax si një tjetër i përfshirë në ngjarje sakaq në në […]

Gusht 14, 2024 - 20:55
 0
Prej disa ditësh prapa hekurave, avokati i Noizy-t flet për gjendjen e këngëtarit

Reperi i njohur Noizy, aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, kjo pasi ishte i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur në Pejë me tiktok-erin e njohur Med Iseni. Prej ditësh reperi ndodhet në paraburgim së bashku me Dj Crax si një tjetër i përfshirë në ngjarje sakaq në në emisionin “Kosova today”, ka folur avokati i Noizyt, Besnik Berisha, lidhur me gjendjen emocionale të reperit dhe çfarë po ndodh me çështjen e tij.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë.

Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha. I pyetur për gjendjen emocionale të reperit, ai u shpreh se është mirë jo sepse ndihet mirë në ambientin që ndodhet momentalisht, por sepse është i pastër nga akuzat që janë bërë mbi të.

“Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen.

Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.