Klithmat e pasagjerëve në avionin që u rrëzua në Brazil, çfarë u zbulua nga kutia e zezë

Mediat braziliane kanë publikuar transkriptet e audios nga kutia e zezë e avionit ATR-72 që u rrëzua të premten më 9 gusht në Vinhedo, në shtetin e Sao Paulo. Në dialogët e regjistruar një minutë përpara rrëzimit, dëgjohet bashkë-piloti Humberto de Campos Alencar e Silva duke i kërkuar komandantit Danilo Santos Romano t’i “i japë […]

Gusht 15, 2024 - 09:55
 0
Klithmat e pasagjerëve në avionin që u rrëzua në Brazil, çfarë u zbulua nga kutia e zezë

Mediat braziliane kanë publikuar transkriptet e audios nga kutia e zezë e avionit ATR-72 që u rrëzua të premten më 9 gusht në Vinhedo, në shtetin e Sao Paulo. Në dialogët e regjistruar një minutë përpara rrëzimit, dëgjohet bashkë-piloti Humberto de Campos Alencar e Silva duke i kërkuar komandantit Danilo Santos Romano t’i “i japë fuqi” avionit. Regjistrimi përfundon me britmat e pasagjerëve brenda avionit.

Përafërsisht dy orët e transkriptimit u kryen nga laboratori i leximit dhe analizës së të dhënave të Qendrës së Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve (Cenipa) të Forcave Ajrore Braziliane. Sipas hetuesve, vetëm analiza e audios së regjistruar brenda kabinës nuk arrin të gjejë shkakun e aksidentit, ndërsa raporti i parë do të dalë pas 30 ditësh.

Aksidenti shkaktoi vdekjen e të 62 personave në bordin e avionit të kompanisë Voepass, përfshirë katër anëtarët e ekuipazhit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.