Bënë kërdinë në bankomatet e Tiranës me karta të klonuara, shpallen në kërkim tre rumunët
Në një konferencë për mediat ku renditi një sërë rastesh të krimeve kibernetike, të cilat lidhen kryesisht me shantazhimin e vajzave të mitura me publikimin e imazheve apo videove intime në profile të krijuara në rrjete sociale, kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj u ndal edhe te dy raste të vjedhjes nga ATM me […]
Në një konferencë për mediat ku renditi një sërë rastesh të krimeve kibernetike, të cilat lidhen kryesisht me shantazhimin e vajzave të mitura me publikimin e imazheve apo videove intime në profile të krijuara në rrjete sociale, kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj u ndal edhe te dy raste të vjedhjes nga ATM me karta të klonuara.
Rasti i parë lidhet me operacionin e koduar “Goldish Axe”, gjatë të cilit u dokumentua ligjërisht veprimtaria kriminale e 3 shtetasve rumunë, të cilët kanë arritur të vjedhin para nga ATM-të në Tiranë.
“Me anë të prodhimit të kartave të kreditit të klonuara, kartave të kreditit të vjedhura dhe duke dëmtuar bankomatë të ndryshëm, për të ndërhyrë më pas në sistemet e tyre kompjuterike, kanë vjedhur shuma të ndryshme monetare, në institucione të ndryshme financiare që operojnë në qytetin e Tiranës.”
Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor, janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 4 vjedhje të kësaj natyre dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë.
Vocaj sqaroi se policia shqiptare po bashkëpunon me Interpolin për të realizuar kapjen e këtyre shtetasve.
Rasti i dytë është thuajse i ngjashëm, pasi në kuadër të operacionit “Virtual shade”, është ndaluar 25-vjeçari Lorent Granica, me shtetësi franceze, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë, nëpërmjet kartave virtuale bankare të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës, ka kryer pagesa të ndryshme në institucione financiare që operojnë në vendin tonë.
/a.r
What's Your Reaction?