U kap duke transportuar kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë
Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Francë, pasi është kapur nga policia duke transportuar 2.3 kg kokainë me automjetin e tij.
Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Francë, pasi është kapur nga policia duke transportuar 2.3 kg kokainë me automjetin e tij.
I riu që donte të shkonte në Nante me makinë, u kontrollua nga dogana në kabinën veriore të pagesës në Toulouse. Ai kishte 2.3 kg kokainë të fshehur në një pjesë të mjetit.
Policia ka ushtruar kontroll në automjetin tip “Peugetot 508” duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e të riut nga Shqipëria. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?