Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak. Ramadani u arrestua nga autoritetet maqedonase dhe ndodhej në arrest shtëpie në banesën e të afërmve të tyre. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut po merr masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit. Blerim Ramadani në bazë të fletëarrestit […]

Gusht 15, 2024 - 12:30
 0
Arratiset nga arresti shtëpiak ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, është arratisur nga arresti shtëpiak.

Ramadani u arrestua nga autoritetet maqedonase dhe ndodhej në arrest shtëpie në banesën e të afërmve të tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut po merr masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Blerim Ramadani në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia, u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës.

Ramadani akuzohet për krime të pretenduara lufte në zonën e Nerodimës më 1999.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.