VIDEO / Policia aksion në Gjipe, sekuestron 175 çadra dhe shezlongë pa leje

Policia e Himarës ka zhvilluar një aksion përgjatë vijës bregdetare, duke sekuestruar në Gjipe 175 çadra dhe shezlongë pa leje, ndërsa ka proceduar penalisht dy persona. Sipas policisë këta persona kishin zënë kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe. Njoftimi i Policisë Himarë Himarë/Kontrolle të përditshme në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, në zbatim të […]

Gusht 15, 2024 - 14:20
 0
VIDEO / Policia aksion në Gjipe, sekuestron 175 çadra dhe shezlongë pa leje

Policia e Himarës ka zhvilluar një aksion përgjatë vijës bregdetare, duke sekuestruar në Gjipe 175 çadra dhe shezlongë pa leje, ndërsa ka proceduar penalisht dy persona. Sipas policisë këta persona kishin zënë kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe.

Njoftimi i Policisë Himarë

Himarë/Kontrolle të përditshme në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, në zbatim të masave të planit operacional “Plazh i lirë”.

Kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje, procedohen penalisht 2 shtetas.

Sekuestrohen çadrat dhe shezlongët.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga Stacioni i Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me bashkinë Himarë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, është konstatuar se 2 shtetas kishin zënë hapësirë bregdetare në Gjipe, me 175 çadra dhe shezlongë të vënë pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetasit, konkretisht A. Z dhe B. Sh.. Gjithashtu, pas sekuestrimit të çadrave dhe shezlongëve, është liruar hapësira bregdetare e zënë në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional “Plazh i lirë”, vijojnë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.