Zjarret në Shkodër, në mbështetje të zjarrfikësve shkojnë edhe forcat e ushtrisë

Strukturat e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës kanë përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në këtë territor. Raportohet se gjatë paraditës së ditës së sotme, është shfaqur një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth. Pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, […]

Gusht 15, 2024 - 15:35
 0
Zjarret në Shkodër, në mbështetje të zjarrfikësve shkojnë edhe forcat e ushtrisë

Strukturat e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës kanë përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në këtë territor.

Raportohet se gjatë paraditës së ditës së sotme, është shfaqur një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.

Pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, banorë të zonës dhe specialistë zonave të mbrojtura, ndërsa nga Shkodra, është nisur edhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës.

Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.

Po ashtu rreth orës 12 të paradites së sotme është riativizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Deri në këto momente, zjarri po përhapet për shkak të erës që favorizon flakët e zjarrit. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.