Rrëzimi i avionit në Brazil, çfarë zbuluan hetuesit nga kutitë e zeza

Mbetet ende mister tragjedia ajrore e ndodhur pak ditë më parë në Brazil, ku humbën jetën 62 personat në bord. Hetuesit nuk arritën

Gusht 15, 2024 - 15:35
 0
Rrëzimi i avionit në Brazil, çfarë zbuluan hetuesit nga kutitë e zeza

Mbetet ende mister tragjedia ajrore e ndodhur pak ditë më parë në Brazil, ku humbën jetën 62 personat në bord.

Hetuesit nuk arritën në asnjë konkluzion nga analizat e kutive të zeza të avionit.

“Globo” shkruan se në regjistrimin dy orësh audio të bisedave në bord, rezultoi se piloti dhe ndihmëspiloti konsultuan një problem vetëm një minutë para rënies së avionit.

Siç shkruan media braziliane, ndihmëspiloti dëgjohet në regjistrim duke pyetur i hutuar se çfarë po ndodh, teksa avioni ka nisur të dalë nga kontrolli. Nga ana tjetër, piloti i thotë se  avioni kishte nevojë për më tepër fuqi, për t’u vënë nën kontroll.

Hetesit janë shprehur se nuk kanë identifikuar prani zjarri në bord para tragjedisë, probleme me elektricitetin apo difekt të motorit.

Rezultati i plotë i hetimeve pritet të dalë brenda 30 ditëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.